Rritja e çmimit të naftës pasojë e parë nga përshkallëzimi Izrael-Iran

Ndikimet ekonomike, konkretisht rritja e çmimit të naftës, vlerësohen ndër pasojat e para pas përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Rol në këtë, sipas njohësve ka veçmas Ngushtica e Hormuzit – që përbën nyje kyçe në tregtinë e naftës. Ndikimet në Ballkanin Perëndimor, nuk përjashtohen as në aspektin e sigurisë dhe të gjeopolitikës

Ngritja eventuale e çmimit të naftës, vlerësohet të jetë pasoja e parë që pritet të prekë rajonin, përfshirë Kosovën, nga përshkallëzimi i konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit. 

Kështu vlerësoi profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ish-diplomati Lutfi Bilalli, i cili përmendi ngjashmëritë eventuale të kësaj situate më krizën e naftës të vitit 1973. 

 
“Pjesa ku e lidhë Ngushtica e Hormuzit rrjedhin burimet që transportohen ose tregtia e naftës, mund të them botërore, diku 40% kalon nëpërmjet kësaj ngushtice dhe e tëra kjo ka impaktin ekonomik edhe në tregjet e vendeve të tjera, në këtë rast edhe të Kosovës. E dyta është aspekti i rrezikut të sigurisë”, ka deklaruar Bilalli. 

Krahas aspekteve të gjeopolitikës dhe të sigurisë, si ndikim profesori përmendi edhe humbjen eventuale të vëmendjes së SHBA-së dhe BE-së ndaj rajonit, teksa gjasat e përshkallëzimit në Ballkan i vlerësoi të vogla. 

“E rëndësishme për ne në Ballkan është që mos të kemi involvim të aktiviteteve qoftë nga lufta, mund të them ‘cyber-attack’, apo kibernetika, e cila mund të përdoret në këto momente nga Irani. Dhe mund të jetë ndonjë akt i sabotimit që mund të ketë efekt terrorist nëpër përfaqësitë apo ambasadat e kundërshtarit të Iranit, në këtë rast”, tha Bilalli. 

Në vlerësimin e ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, konflikti i zgjeruar ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të reflektojë në aspektin e sigurisë ballkanike, veçmas marrë parasysh pozicionin e Serbisë dhe ndikimin e saj nga Rusia. 

 
“Ky zgjerim i këtij konflikti në mes Izraelit dhe Iranit do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë rajonale, në sigurinë e shteteve ballkanike, respektivisht në sigurinë kolektive dhe individuale të shteteve përkatëse. Prandaj do të duhet të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm, syçelë, sepse në këtë periudhë në  të cilën po flasim mund të kemi aktivitete të spiunazhit serbo-rus në kontekst të destabilizimit, veprimeve të sabotazhit në drejtim të sigurisë kolektive”, deklaroi Shala. 

(68) 🔴LAJMET 19:30 -KUSH ËSHTË SERBI QË KOSOVA IA HOQI SHTETËSINË? – YouTube

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika