Rritja e pagës minimale, Azemi: Pagë hajgareje, asnjë shtëpi s’mund të i’a del në fund të muajit me 264 euro

Jusuf Azemi, kryetari SPSPK-së, për miratimin e Ligjit për pagën minimale ka thënë se kjo është "pagë hajgareje", duke shtuar se asnjë shtëpi s'mund të i'a del në fund të muajit me 264 euro

Jusuf Azemi

Jusuf Azemi, kryetari SPSPK-së për miratimin e Ligjit për pagën minimale, ka thënë se puntorët e sektorit privat po diskriminohen me anë të këtij ligji.

“Të jeni të bindur se për një periudhë të shkurtër me këtë vendim që e ka marr֝ë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohet vetë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohen pronarët e kompanive…Ky aprovim i pagës minimale është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi sepse së pari Qeveria ishte duhur t’a merrte mendimin e partnerëve, punëdhënësve dhe punëmarrësve që nuk e ka marrë por e ka propozuar vetë”, ka thënë Azemi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Azemi ka thënë tutje se ky ligj ka kaluar në shpejtësi, “ashtu siç dinë t’i shpëtojnë këta”.

Ai ka shtuar se kanë pasur pritshmëri që kjo pagë minimale të bëhej afro 400 euro, duke potencuar se nuk ka asnjë shtëpi që mund të i’a del në fund të muajit me 264 euro.

“Për neve ky nuk është ligj në fakt…Kjo Qeveri, njerëzit e saj me më lehtësi po bisedojnë me njerëz të kriminalitetit sesa me institucione shtetërore ose me sindikatë”, ka thënë ai, duke shtuar se është hall dhe për kompanitë.

“Paga 260 euro është pagë humori, pagë hajgareje dhe këto paga le t’i mbajnë për veti sepse për puntorët e sektorit privat të Kosovës me përjashtim të puntorëve që kryejnë shërbime për institucione shtetërore, sigurisht pagë nuk ka. Njerëzit kanë pritë që kjo pagë do të rritet por që nga 1 janari, puntorët me këtë pagë munden me i pa vetëm në fotografi përndryshe në vendet e tyre të punës, jo”, ka shtuar tutje Azemi.

Të enjtën e 13 korrikut, me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika