Rritje e rasteve në botë me nënvariantin e Omicronit

Derisa përhapja e koronavirusit të Omicron po ulet, studiuesit po vëzhgojnë një nënvariant i Omicronit njohur si BA.2, kështu ky nënvariant është duke shkaktuar rritje të rasteve të reja me koronavirus në Evropë e Azi dhe po ashtu duke ngritur dyshime nga shumë epidemiologë për mundësinë e një rritje të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), BA.2 tani përfaqëson gati 86 për qind të të gjitha rasteve të reja. Për rritjen në masë të madhe të variantit BA.2 është fajësuar Kina, pas rritjes së rasteve të reja në këtë vend, si dhe infeksionet në numër rekord në vendet evropiane si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shqetësimi kryesor në lidhje me BA.2 ishte nëse nga ai mund të riinfektohen njerëzit që kishin pasur tashmë BA.1. Por, të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë treguar se derisa Omicroni mund të riinfektojë njerëzit që kishin variante të tjera si Delta, në mesin e dhjetëra mijëra rasteve, vetëm një pjesë e vogël e riinfeksioneve BA.2 janë gjetur te njerëzit që kishin BA.1.

Shkencëtarët thonë se një shpjegim i mundshëm për rritjen e fundit të BA.2 mund të jetë se rritja globale ndodhi në të njëjtën kohë kur shumë vende hoqën kufizimet.

“Mund të jetë thjesht se BA.2 ishte varianti që qarkullonte kur njerëzit filluan të mos mbanin maska kundër COVID-19”, tha Andrew Pekosz, nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore.

Eksperti tjetër amerikan, Eric Topol nga Kalifornia, tha se është pak herët të thuhet nëse edhe SHBA-ja do të përballet me një valë të BA.2.

Por, cilado qoftë arsyeja e rritjes së BA.2, shkencëtarët thanë se ky është një paralajmërim se virusi vazhdon të shkaktojë dëm, veçanërisht në mesin e popullatave të pavaksinuara, të vaksinuara pak dhe të cenueshme.

“Është ende një problem i madh i shëndetit publik dhe do të vazhdojë të jetë”, tha Mark Woolhouse, epidemiolog në Universitetin e Edinburgut në Skoci.

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë variantin Omicron në nëntor dhe shpejt u bë e qartë se linja virale ekzistonte tashmë si tre varietete gjenetikisht të dallueshme. Në atë kohë, më i zakonshmi ishte BA.1, i cili u përhap shpejt në mbarë botën. BA.1 ishte pothuajse tërësisht përgjegjëse për rritjen rekord të rasteve këtë dimër.

Në fillim, BA.1 ishte më e zakonshme se BA.2, por në fillim të vitit 2022, BA.2 filloi të gjendet në një pjesë më të madhe të infeksioneve të reja.

Omicron krijoi rritje rekord të rasteve për dy arsye, ishte më i transmetueshëm se variantet e mëparshme dhe mund të shmangte një pjesë të mbrojtjes nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme, tani kohët fundit BA.2 është përhapur edhe më shpejt se BA.1.

Duket se këto mutacione e përshpejtojnë BA.2 duke e bërë atë më të transmetueshme, në vend që të shmangë më mirë imunitetin. Në Danimarkë, shkencëtarët zbuluan se njerëzit e infektuar me BA.2 kishin shumë më shumë gjasa të infektonin njerëzit me të cilët ndanin një shtëpi sesa ata me BA.1.

Angli, studiuesit zbuluan se dikujt me BA.2 iu desh mesatarisht më pak kohë për të infektuar një person tjetër, duke përshpejtuar përhapjen e tij nëpër komunitete. Dhe në një studim në Hong Kong, studiuesit vlerësuan se gjatë një shpërthimi të BA.2 në një kompleks banesash publike, virusi dyfishohej çdo 1.28 ditë.

Në disa vende të Evropës, rritja e BA.2 ka përkuar afërsisht me një ndalim të rënies së rasteve dhe një rritje të re. Në Azi, disa vende si Hong Kongu që vuajtën relativisht pak nga variantet e mëparshme tani po goditen nga varianti BA.2.

Vaksinat ekzistuese punojnë kundër variantit BA.2.

Një nga karakteristikat më të habitshme të Omicron ishte aftësia e tij për të shmangur pjesërisht mbrojtjen e vaksinave. Infeksionet u bënë më të zakonshme, duke ndihmuar në rritjen e rastit në rekord të lartë. Por vaksinat vazhduan të mbronin njerëzit kundër sëmundjeve të rënda, veçanërisht ata që morën një përforcues. Gjatë gjithë rritjes së Omicron, vaksinat mbetën shumë efektive se sa mundësisë të shtrimeve në spital.

Ndërsa BA.2 u bë më i zakonshëm, shkencëtarët filluan të krahasojnë se sa mirë funksionuan vaksinat kundër tij me performancën e tyre kundër BA.1. Në eksperimentet laboratorike, studiuesit në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston përzien antitrupat nga njerëzit e vaksinuar me viruset BA.1 dhe BA.2

Studimi zbuloi se antitrupat e marra nga njerëzit gjashtë muaj pasi ata morën dy doza, një vaksinë Pfizer rezultoi jo aq efektive kundër të dyjave, BA.1 dhe BA.2. Por pasi njerëzit morën injeksione përforcuese, antitrupat e tyre funksionuan më mirë në neutralizimin e të dy nënvarianteve.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika