Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur.
Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë, i cili është rrokullisur. Si pasojë, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor si dhe njësia e zjarrfikësve”, ka deklaruar Kelani.