Rrustemaj: Të martën do të bëhet tërheqja e përkohshme e licencave për infermierët në Pejë

Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj ka thënë se kanë bërë kërkesë që të bëhet tërheqja e përkohshme e licencave të infermierëve për rastin e foshnjës në Pejë

Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj

Naser Rrustamaj, kryetari i Odës së Infermierëve në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për hetimet rreth foshnjës së vdekur ka thënë se të enjtën kanë marrë një raport të datës 22 dhjetor në të cilin konstatohet shkelje e marrëdhënieve të punës dhe të kodit etik.

Rrustemaj ka shtuar se kanë bërë kërkesë që të bëhet tërheqja e përkohshme e licencave të infermierëve për rastin e foshnjës në Pejë.

Ndërsa për suspëndimin e punonjësve në Spitalin e Pejës, Rrustamaj ka thënë se për këtë rast duhet të merren organet e Odës së Infermierëve.

“Në këtë rast prokurori i odës që e ka bërë propozim iniciues për Këshillin Etik, i cili do të mblidhet të martën dhe në bazë të këtij propozimi iniciues do të bëhet tërheqja e përkohshme e licencave për shtatë infermierët”, ka thënë Naser Rrustemaj.

Të mërkurën e 21 dhjetorit është raportuar që një foshnje e vdekur është futur në rrobalarëse.

Rastin për Portalin Dukagjini, e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Pejës, duke bërë të ditur se pas marrjes së informatave, prokurorja e krimeve të rënda bashkë Inspektoratin shëndetësor kanë dalë në vend të ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, rasti është në fazën hetimore derisa kanë shtuar se janë duke i pritur raportet e Inspektoratit për veprime të mëtutjeshme.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Me të pranuar informatat ka dalë në vend të ngjarjes prokurorja e krimeve të rënda së bashku me Inspektoratin shëndetësor. Janë ndërmarrë disa veprime, jemi në fazë hetimore dhe në pritje të raportit nga Inspektorati shëndetësor. Sot kemi konsultuar edhe prindin e foshnjës, prokurorja e çështjes ka pasur takim me të. Pasi t’i pranojmë raportet nga inspektorati do të vendosim për të”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Si pasojë e këtij rasti, janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, në mënyrë që hetimet të mos pengohen.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast, deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika