Rrustemi i VV-së: Si Qeveri kemi vendosmëri ndaj shtrirjes së ligjit dhe sulmeve hibride serbe

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka folur në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për situatën politike në Kosovë. Ai ka theksuar se Qeveria Kurti ka qeverisur me angazhim në reforma dhe ka gëzuar përkrahje të madhe popullore. Kështu sipas tij, kjo qeveri është vendosur për shtrirjen e ligjit në territorin e Kosovës dhe është përballur me sulmet hibride të Serbisë

Deputeti i VV-së, Adnan Rrusetmi

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, duke komentuar zhvillimet politike në vend, ka thënë se në Kosovë ka një qeverisje demokratike, e angazhuar në reforma dhe me një përkrahje të madhe popullore.

Prandaj, sipas deputetit të partisë në pushtet, Qeveria Kurti ka vendosmëri në shtrirjen e ligjit në territorin e Kosovës dhe një vendosmëri përballë sulmeve hibride të Serbisë.

“Në Kosovë kemi një qeverisje demokratike, e angazhuar ne reforma rrënjësore në fusha të ndryshe, por edhe me një qeverisje me një përkrahje të madhe popullore, që ka bërë të kemi njëlloj vendosmërie sa i përket shtrirjes së ligjit në territorin e Kosovës dhe një vendosmëri përballë këtyre sulmeve hibride që po bën Serbia dhe në Kosovë”, ka thënë Rrustemi.

Gjithashtu, Rrustemi ka komentuar situatën në veri të Kosovës duke thënë se organizmi i zgjedhjeve të reja atje përmes peticionit është edhe një provë për pjesëmarrje të komunitet serb në zgjedhje.

“Unë mendoj që rruga përmes peticionit përveç që është rruga e vetem ligjore për të shkruar në zgjedhje në këto katër komuna, është edhe një provë për pjesëmarrje të komunitetit serb në zgjidhej, sepse përfshin së paku 20 për qind të qytetarëve në kërkesën tyre me nënshkrime për të larguar kryetarin. Pastaj, përfshin votimin e 50 për qind plus një që janë regjistruar për ta larguar dhe së fundmi për të votuar. Dhe kryetarët aktualë mbetën në detyrë. Kjo është rruga e duhur më e mirë”, ka shtuar Rrustemi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika