RTK në grevë të përgjithshme nga nesër

Nga nesër në Radiotelevizionin e Kosovës do të nisë greva e përgjithshme për shkak të pagave.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor.

Greva, sipas sindikatës, vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka njoftuar të gjithë punëtorët se duke filluar nga e nesër, do të organizohet grevë njëorëshe, para ndërtesës së Radio Kosovës.

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kërkon sërish nga organet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që punëtorëve t’u garantohen të drejtat e tyre ligjore dhe institucioni të vazhdojë punën pa pengesa./RTK

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika