Rubin pyetet për deklaratat e tij të mëparshme për Thaçin dhe Prokurorinë në Hagë

James Rubin, është rikthyer në bankën e dëshmitarit për të vazhduar dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Rubin u ballafaqua me deklarata të mëparshme që kishte dhënë për procesin gjyqësor dhe aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Në korrik të këtij viti, ai kishte përshkruar Prokurorinë si “turp”. Gjatë seancës, Rubin tha se mund të ketë qenë një shprehje e pamatur:

“Mund ta kem përdorë atë fjalë që mbase ka qenë jo e matur. Por, kur je në televizion, ndonjëherë përdor edhe fjalë që ndoshta nuk duhet. Sidoqoftë, mund ta tërheq edhe këtë fjalë”, deklaroi ai.

Prokurori James Pace e ballafaqoi Rubin-in me deklaratën e dhënë në korrik, ku ai kishte thënë se Thaçi po ndiqet penalisht për “arsye krejt absurde”. Rubin pranoi: “Po, besoj që këtë e kam thënë”.

Ai kishte argumentuar se mbajtja e Thaçit në paraburgim është e padrejtë, duke shtuar se Qeveria e Kosovës e krijoi vetë Gjykatën Speciale, dhe sipas tij, procesi mund të shpërdoret nga politika, grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat.

Rubin theksoi gjithashtu se ushtria serbe kishte kryer 95% të vrasjeve masive, dhe krahasimi me atë që bënë shqiptarët e Kosovës është absurd. Ai kritikoi vonesat në lirimin e Thaçit me kusht dhe procesin e vazhdueshëm gjyqësor, duke e cilësuar si problematik dhe të padrejtë.

Dëshmitari gjithashtu pranoi se kishte qenë shumë herët në mëngjes gjatë intervistës, por se fjalët që kishte thënë përmbajnë pikëpamjet e tij personale.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika