Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, deklaroi se qëndrimi fillestar i SHBA-së ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndryshoi pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujen.
“Për një periudhë të caktuar, derisa e kuptuam mirë situatën, fillimisht e përshkuam atë si një organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste, dhe sigurisht që nuk donim të lidhnim apo të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi më pas, pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë, dhe e konsideruam se ishin në ‘anën e engjëjve’ pasi nënshkruan marrëveshjen e paqes”, tha Rubin.
Rubin theksoi gjithashtu se perceptimi i tyre ndryshoi veçanërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, duke e parë UÇK-në më pas në një dritë tjetër.
Rubin: S’më kujtohet nëse Krasniqi e Veseli ishin pjesë e delegacionit në Rambuje