Rubio: Maduro do të gjykohet në SHBA, nuk priten veprime të tjera në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pret që të mos ketë veprime të mëtejshme kundër Venezuelës pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro, ka deklaruar senatori republikan amerikan Mike Lee.

Lee konfirmoi arrestimin e presidentit venezuelian, i cili pritet të dalë para gjykatës në Shtetet e Bashkuara për akuza penale, pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me Rubion.

“Ai (Rubio) parashikon se nuk do të ketë veprime të tjera në Venezuelë tani që Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA,” tha senatori Lee, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sipas tij, sulmet amerikane janë “ndërmarrë për të mbrojtur dhe siguruar personelin që po zbatonte urdhrin e arrestit” ndaj Maduros.

Më herët, Lee kishte shprehur rezerva lidhur me bazën ligjore të këtij operacioni.

“Pres me interes të mësoj se çfarë, nëse ka diçka, e justifikon kushtetutshmërisht këtë veprim në mungesë të një shpalljeje lufte ose autorizimi për përdorimin e forcës ushtarake”, ka shkruar ai ne X.

Deklaratat vijnë në mes të tensioneve të shtuara ndërkombëtare dhe pas pretendimeve të bëra nga ish-presidenti Donald Trump për kapjen e Nicolás Maduros gjatë një operacioni të gjerë amerikan.

Trump: SHBA-ja ka “kapur” presidentin venezuelian Maduro pas sulmeve të gjera

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika