Rubio për armëpushimin në Gaza: Izraeli i ka përmbushur angazhimet e tij, Hamasi duhet të çarmatoset

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, nuk do të ketë rol në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nën planin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të, duke e quajtur agjencinë “një degë të Hamasit”.

Gjatë një konference për shtyp në qendrën amerikane të koordinimit civil-ushtarak në jug të Izraelit, Rubio ka thënë se ndihmat do të menaxhohen nga një bashkim prej 8-12 organizatash humanitare, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit dhe organizata jofitimprurëse si Samaritan’s Purse.

“Po e shohim punën që po bëjnë, Programi Botëror i Ushqimit. Ka edhe OJQ jofitimprurëse, organizata ndihme humanitare që janë të përfshira në këtë, Samaritan’s Purse. Është një konglomerat prej rreth 8-12 grupesh që janë këtu”, ka thënë Rubio.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta nëse mund ta bëjnë të funksionojë. Por jo me UNRWA-n. UNRWA u bë një degë e Hamasit”, ka shtuar Rubio.

Ai shtoi se SHBA janë të gatshme të bashkëpunojnë me këto grupe, por jo me UNRWA-n.

Izraeli ka pretenduar se UNRWA është infiltruar nga Hamas dhe disa punonjës të saj morën pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamas më 7 tetor 2023, ngjarja që çoi në konfliktin aktual.

Rubio gjithashtu theksoi se nuk ka një “Plan B” për Gazën, duke theksuar se plani aktual amerikan ka mbështetje rajonale dhe është i vetmi mundësi për paqe.

“Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë. Është i vetmi plan. Është një plan që mendojmë se mund të ketë sukses. Është një plan që besojmë se është në rrugën e duhur”.

Ai shtoi se nëse Hamas refuzon demilitarizimin, kjo do të shkelë marrëveshjen dhe do të duhet të zbatohet. Sekretari amerikan po ashtu theksoi se faza e dytë e marrëveshjes përfshin demilitarizimin e Gazës dhe krijimin e kushteve që banorët të mos terrorizohen nga Hamas, duke përfshirë jetë më të mirë, punë dhe biznese.

“Nëse Hamasi refuzon të çmilitarizohet, kjo do të jetë një shkelje e marrëveshjes dhe kjo do të duhet të zbatohet… Izraeli i ka përmbushur angazhimet e veta. Ata qëndrojnë në vijën e verdhë dhe kjo varet nga demilitarizimi”, ka theksuar Rubio.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika