Këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump, pritet ta shoqërojnë atë në themelimin e Bordit të Paqes.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm dhëndri i tij, Jared Kushner, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Witkoff dhe Kushner kanë qenë në qendër të disa negociatave ndërkombëtare, ndërsa Kushner ka luajtur një rol të veçantë në çështjet e Lindjes së Mesme, edhe pse aktualisht nuk mban një rol zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, siç kishte gjatë presidencës së parë të Trumpit.