Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal për spiunazh

Nën dyshimin se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka bërë të ditur se gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, është arrestuar në Yekaterinburg. Nëse shpallet fajtor, 32-vjeçari mund të përballet me 20 vjet burgim

Ndonëse asnjë dëshmi nuk është dhënë, agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi ka deklaruar se është arrestuar një gazetar i mediumit amerikan Wall Street Journal mbi dyshimet për spiunazh.

Nën dyshimin se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka bërë të ditur se Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg.

Ky arrestim bën që Gershkovich të jetë gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë.

Shërbimi federal i lartcekur pretendon se tashmë i arrestuari Gershkoviq po vepronte nga urdhra amerikan për të mbledhur informacion për aktivitetet e njërës prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën sekret shtetëror. Megjithatë, asnjë dëshmi nuk u dha për pretendimet.

Nëse shpallet fajtor, 32-vjeçari mund të përballet me 20 vjet burgim, transmeton REL.

Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal.

FSB-ja vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika