Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak pas kontrollit të plotë të rajonit nga Azerbajxhani, duke zbatuar një marrëveshje dypalëshe

Trupat ruse në rajonin Karabak, Azerbajxhan, AP.

Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte më 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve të martën.

Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha detaje të tjera.

Hikmet Hajiyev, shefi i administratës presidenciale të Azerbajxhanit për politikë të jashtme, e konfirmoi tërheqjen e trupave ruse gjithashtu, duke thënë se u bë me pajtim dypalësh të të dyja vendeve.

Hajiyev nuk tregoi pse po tërhiqeshin forcat ruse, por prania e tyre ka qenë e panevojshme duke qenë se Azerbajxhani e mori nën kontroll të plotë këtë rajon vitin e kaluar.

Rajoni Nagorno-Karabak ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë deri në luftën e vitit 2020, pas të cilës Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të rajonit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ajo luftë përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas të cilës u vendosën rreth 2.000 trupa paqeruajtëse në pjesët e Karabakut që mbaheshin ende nga armenët. Detyrat e tyre ishin të siguronin kalime paqësore në rrugën e vetme që e lidhte Nagorno-Karabakun me Armeninë.

Por, Azerbajxhani filloi ta bllokonte këtë rrugë në fund të vitit 2022, duke pretenduar se armenët po e përdornin atë për transportim armësh dhe për kontrabandë me minerale, ndërsa forcat ruse nuk ndërhynin.

Pas disa muajve mungesë ushqimi dhe barnash në Nagorno-Karabak për shkak të bllokadës, Azerbajxhani e kreu një ofensivë vetëtimë në shtator 2023, duke i detyruar autoritetet armene në Nagorno-Karabak të kapitullonin, pas vetëm një dite bisedimesh nën ndërmjetësimin e forcave ruse.

Pasi Azerbajxhani e mori kontrollin e plotë në Nagorno-Karabak, i cili kishte një popullsi prej rreth 120.000, më shumë se 100.000 armenë etnikë të rajonit ikën.

Azerbajxhani u kishte bërë thirrje të qëndronin dhe ishte zotuar se të drejtat e tyre njerëzore do të mbroheshin.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika