Rusia godet centralin energjetik në Ukrainë

Një sulm raketor e ka dëmtuar rëndë një central energjetik në Kiev të Ukrainës, të shtunën e 15 tetorit. Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, ka thënë se sulmi nuk ka vrarë dhe as plagosur askënd

Foto: AP





Një sulm raketor ka dëmtuar rëndë një objekt kyç energjetik në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, ka thënë operatori i sistemit energjetik të vendit, të shtunën e 15 tetorit, ndërsa ushtria ruse po përpiqet të ndërpresë ujin dhe energjinë elektrike në zonat e populluara.

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, ka thënë se sulmi nuk ka vrarë dhe as plagosur askënd, shkruan AP.

Kompania e transmetimit të energjisë elektrike, Ukrenergo, ka thënë se ekipet e riparimit po punonin për të rivendosur energjinë, por paralajmëruan banorët për ndërprerje të mundshme.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas, u ka bërë thirrje banorëve të zonës së Kievit dhe njerëzve në tre rajon fqinje, që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë gjatë orëve të mbrëmjes.

Pasi një shpërthim kamioni me bombë një javë më parë ka dëmtuar urën që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë, Kremlini i ka nisur ato që besohet të jenë sulmet më të mëdha me raketa të koordinuara që nga pushtimi fillestar i Ukrainës.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika