Rusia paralajmëron hakmarrje ndaj Finlandës

Rusia ka thënë se Finlanda “duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë dhe pasojat” e anëtarësimit në NATO

Dmitry Peskov
Rusia ka thënë, të enjten, se oferta e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n ishte një veprim armiqësor që përbënte “padyshim” një kërcënim për sigurinë e saj, trasnmeton “Reuters“.

Kremlini ka thënë se do t’i përgjigjej, por nuk pranoi të tregojë se si, duke thënë se kjo do të varet nga sa afër i lëviz NATO-ja asetet ushtarake drejt kufirit finlandezo-rus prej 1 mijë e 300 km (800 milje).

Ministria e Jashtme ruse bëri të ditur se Rusia do të duhet të ndërmarrë “hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare”.

“Finlanda iu bashkua hapave jomiqësorë të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë. Kjo nuk mund të mos ngjallë keqardhjen tonë dhe është një arsye për përgjigjet përkatëse simetrike nga ana jonë,” u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të enjten, presidenti dhe kryeministri i Finlandës kanë thanë se vendi i tyre duhet të  aplikojë “pa vonesë” për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

I pyetur nëse kjo paraqet një kërcënim për Rusinë, Peskov tha: “Patjetër. Zgjerimi i NATO-s nuk e bën kontinentin tonë më të qëndrueshëm dhe të sigurt.”

Lufta e Rusisë ka bërë që Finlanda dhe Suedia të lëvizin drejt braktisjes së neutralitetit të tyre të gjatë, në kërkim të strehës nën ombrellën e sigurisë së aleancës.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson

I pyetur se çfarë forme do të kishte reagimi i Rusisë, Peskov u përgjigj: “Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet ky proces i zgjerimit (NATO), shkalla në të cilën infrastruktura ushtarake lëviz më pranë kufijve tanë.”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm, ka folur më parë për vendosjen e mundshme të raketave të armatosura bërthamore në territorin rus të Kaliningradit në Detin Baltik.

Gjithashtu, Peskov është pyetur për komentet e Medvedev se rritja e mbështetjes ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për Ukrainën rrezikonte të shkaktonte një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, me një rrezik të mundshëm të luftës bërthamore.

Ai është përgjigjur se të gjithë donin të shmangnin një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, por, gjithashtu, përsëriti një paralajmërim nga Putin, se Moska ishte e gatshme të merrte “përgjigjen më vendimtare” ndaj kujtdo që u përpoq të ndërhynte në atë që ajo e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg flet gjatë një shtypi të përbashkët me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës pas takimit të tyre në selinë e NATO-s në Bruksel, më 24 janar 2022.

Populli finlandez e ka mbështetur këtë vendim, që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Finlanda ka një kufi prej 1 mijë e 300 kilometrash me Rusinë.

Finlanda do ta bëjë të ditur këtë vendimin zyrtar të dielën, pas diskutimit të kësaj çështjeje në parlament.

Një vendim të ngjajshëm pritet ta marrë edhe Suedia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pret që procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës “të ndodhë shpejt”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika