Rusia paralajmëron Korenë e Jugut kundër armatosjes së Ukrainës

Koreja e Jugut mund të zgjerojë mbështetjen e saj për Ukrainën përtej ndihmës humanitare dhe ekonomike, ka thënë presidenti Yoon Suk Yeol, duke sinjalizuar një ndryshim në qëndrimin e tij kundër armatosjes së Ukrainës për herë të parë

Forcat ukrainase duke qëlluar me artileri drejt caqeve ruse afër Bakhmutit. 13 prill 2023, Reuters.

Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, pasi Seuli hapi derën e mundësisë për dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, në rast se do të ketë ndonjë sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve.

Aleat i Uashingtonit, Seuli, deri më tani ka ofruar ndihmë jovdekjeprurëse dhe humanitare për Ukrainën.

Por, Koreja e Jugut deri më tani kishte përjashtuar mundësinë e dërgimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Megjithatë, presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, ka thënë për Reuters se “nëse ka një situatë që komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta pranojë, siç do të mund të jetë një sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve… mund të jetë e vështirë për ne që të insistojmë vetëm në mbështetjen humanitare apo financiare”.

Kremlini ka thënë se nisja e dërgesave të armëve do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, Seuli ka ndërmarrë një qëndrim mjaft jomiqësor”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Nisja e dërgimit të armëve në mënyrë indirekte do të nënkuptojë një fazë të caktuar të përfshirjes në këtë konflikt”, ka shtuar ai gjatë deklarimit për gazetarët.

Ukraina – që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti i vitit 2022 – vazhdimisht pranon ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera të NATO-s.

Më 19 prill, në Kiev arritën edhe sistemet e para të mbrojtjes ajrore, Patriot, që pritet t’i ndihmojnë forcat ukrainase që të kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika