Rusia raporton për sulme me dronë në bazën e saj Detin e Zi dhe Krime

Ushtria Ruse ka raportuar se ka sulmuar me dronë bazën detare në Detin e Zi dhe Gadishullin e Krimesë. Presidenti ukrainas tregon se lufta në vend po përkeqësohet dhe është shumë e rëndë për popullin e tij

Anije luftarake ruse në Detin e Zi.

Ushtria Ruse ka raportuar të premten se ka zhvilluar sulme me dronë në bazën detare më të madhe të saj në Detin e Zi dhe në Gadishullin e Krimesë, i cili ishte aneksuar ilegalisht nga Moska.

Si rezultat i sulmeve, autoritetet kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin në një prej porteve më të mëdha komerciale të Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se dy dronë detarë sulmuan bazën e Novorosisk në Detin e Zi gjatë natës dhe se anijet ruse e kanë shkatërruar atë. Përveç kësaj, raportohet se janë rrëzuar edhe 13 dronë në Gadishullin e Krimesë.

“Anijet janë identifikuar dhe janë shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën”, ka thënë Ministria ruse përmes një deklarate.

Agjencia ruse e lajmeve RIA, e ka cituar guvernatorin e rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratyev, të ketë thënë se nuk ka raportime për viktima dhe dëme nga sulmi në Novorosisk.

Po ashtu, në Gadishullin e Krimesë nuk është raportuar për viktima gjatë rrëzimit të 13 dronëve.

Kjo rritje e sulmeve ka ndodhur pas refuzimit të Rusisë për të vazhduar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara që mundësonte transportin e grurit të Ukrainës përmes detit.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se lufta në lindje të shtetit po përkeqësohet dhe është shumë mizore për popullin e tij. Sulmet e ushtrisë ruse po tentojnë të ndalojnë përparimin e forcave ukrainase, duke i shkaktuar vështirësi të mëdha.

“Pushtuesit janë duke tentuar t’i ndalojnë djemtë tanë në çdo mënyrë, Sulmet janë shumë mizore”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se është “vështirë gjithandej”.

Lufta në Ukrainë ka filluar më 24 shkurt 2022 dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur këtë si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Ndërkohë që Rusia është ndeshur me sanksione të ashpra nga perëndimi për sjelljen e saj, konflikti ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika