Rusia shqyrton mbylljen e plotë të WhatsApp-it

Rusia paralajmëroi të premten se po shqyrton mundësinë për të ndaluar plotësisht WhatsApp-in, duke e akuzuar shërbimin e Meta-s se ka dështuar të pengojë aktivitetet kriminale në vend.

Ky kërcënim vjen në një kohë kur autoritetet ruse po intensifikojnë përpjekjet për t’i zhvendosur qytetarët drejt platformave digjitale të kontrolluara nga shteti.

Që në gusht, Moska e kishte bllokuar funksionin e thirrjeve në WhatsApp si pjesë e një fushate më të gjerë kundër rrjeteve sociale të menaxhuara nga kompanitë perëndimore – një veprim që kritikët e interpretojnë si presion për të detyruar përdoruesit të kalojnë në alternativa vendase.

Roskomnadzor, rregullatori rus i komunikimeve, deklaroi se WhatsApp po shfrytëzohet për “organizimin dhe kryerjen e akteve terroriste, rekrutimin e autorëve, si dhe për mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve”.

Autoriteti tha se, nëse platforma nuk iu bindet kërkesave të ligjit rus, ajo do të përballet me një ndalim të plotë.

Meta, kompania mëmë e WhatsApp-it, nuk ka dhënë ende reagim.

WhatsApp është ndër shërbimet më të përdorura të mesazhimit në Rusi, së bashku me Telegramin. Moska kërkon që të dy platformat të ofrojnë qasje në të dhënat e përdoruesve kur kërkohet nga organet e zbatimit të ligjit, veçanërisht për hetimet lidhur me mashtrimet dhe aktet që Kremlini i kategorizon si “terroriste”.

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se kërkesat për qasje të zgjeruar në të dhëna mund të forcojnë kontrollin shtetëror dhe të përdoren për të ndjekur kritikët e qeverisë, të presidentit Vladimir Putin dhe kundërshtarët e luftës në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika