Rusia thotë se shkatërroi një ekip të forcave speciale ukrainase në Pokrovsk

Forcat ruse kanë njoftuar se mposhtën një ekip të forcave speciale ukrainase të cilat u dërguan me urgjencë në qytetin lindor të Pokrovskut.

Rusia dëshiron të marrë të gjithë rajonin e Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ende kontrollon rreth 10% të Donbasit – një sipërfaqe prej rreth 5,000 km katrorë në Donetskun perëndimor.

Kapja e Pokrovskut, i quajtur “porta e Donetskut” nga mediat ruse, dhe Kostiantynivka në verilindje të tij, të cilën forcat ruse po përpiqen gjithashtu ta rrethojnë, do t’i jepte Moskës një platformë për të lëvizur në veri drejt dy qyteteve më të mëdha të mbetura të kontrolluara nga Ukraina në Donetsk – Kramatorsk dhe Sloviansk, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Ukraina njoftoi se kishte vendosur forca speciale në Pokrovsk më herët gjatë javës, duke ulur një helikopter Black Hawk. Por, ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte vrarë grupin e forcave speciale të inteligjencës ushtarake ukrainase.

“Të 11 personat që zbritën nga helikopteri u vranë”, tha ministria, duke shtuar se forcat ruse po përparonin në Pokrovsk dhe po pastronin zonën.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika