Rusia thotë se ushtarët perëndimorë në Ukrainë do të konsiderohen ‘objektiv legjitim luftimi’

Rusia ka deklaruar se çdo trupë perëndimorë i vendosur në Ukrainë, në kuadër të të ashtuquajturit Koalicioni i të Vullnetshmëve, do të konsiderohet “objektiv legjitim luftimi”.

Deklarata u bë pas planeve të shpallura në samitin e këtij koalicioni më herët gjatë kësaj jave. Sipas agjencisë Reuters, Ministria e Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se “deklaratat militariste” të qeverive evropiane pro-Ukrainës po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme.

Ndërkohë, sipas AFP-së, Moska i ka cilësuar Ukrainën dhe mbështetësit e saj evropianë si një “bosht lufte”, duke theksuar se kjo situatë përbën rrezik serioz.

Në një reagim të ndarë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, komentoi sulmet e fundit ruse gjatë natës ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

“Nuk ka absolutisht asnjë arsye ushtarake për sulme ndaj sektorit energjetik dhe infrastrukturës që i lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë dimrit,” shkroi Zelensky në platformën X.

Ai shtoi se këto sulme tregojnë se lufta e Rusisë është drejtuar drejtpërdrejt kundër popullit ukrainas dhe jetës në Ukrainë, me synimin për ta thyer vendin.

“Kjo është arsyeja pse mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe çdo formë ndihme për shtetin duhet të funksionojë me kapacitet të plotë,” theksoi ai, duke paralajmëruar se bisedimet diplomatike nuk duhet të përdoren si justifikim për vonimin e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje që shpëtojnë jetë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika