Rusisë po i tkurret popullsia, ashpërson të drejtën për abort

Lista e arsyeve për abort ka rënë gradualisht pas udhëheqjes së Putinit dhe që nga viti 2012 ka përfshirë vetëm rastet e përdhunimit. “Këto përpjekje për të ndaluar abortin kanë ndodhur pesë vjetët e fundit, por askush nuk i kushtoi vëmendje”, thotë Zalina Marshenkulova, feministe aktiviste dhe blogere e shquar ruse. “Zëri i grave nuk dëgjohet në përgjithësi në një shtet patriarkal. Problemet e grave nuk konsiderohen probleme të rëndësishme"

Rusia ua limiton grave qasjen e abortit duke cituar ndryshime demografike. Ekspertët thonë se ndalimi i shërbimeve dhe barnave për abort është pjesë e një projekti që të zbatojë “disa vlera” në shoqëri.

Rusia ka promovuar veten si një shtet që është shtëpi për atë çfarë presidenti Vladimir Putin shpesh thotë e “vlerave tradicionale të familjes”.

Asambleja Federale e ka shuar komunitetin LGBTQ duke miratuar ligjin për ndalimin e operacioneve që konfirmojnë gjininë dhe “propagandën e homoseksualëve”. Tani shoqëria konservatore në Rusi ka synim të ri: të drejtat riprodhuese.

Përfundimi i shtatzënisë është procedurë legale dhe, por në javët dhe muajt e fundit, seria e ligjeve të reja, ka kufizuar qasjen e abortit mes frikës së tkurrjes së popullsisë dhe animit kah konservatorizmi.

Në gusht dhe nëntor dy rajone ruse – Mordovia dhe Tver – kanë miratuar ligjet që ndëshkojnë çdo njeri që shtynë gratë drejt abortit. Në tetor ligjvënësit kanë miratuar legjislacionin për ndalimin e qasjes së barnave për abort, masa që mund të ndikojnë në uljen e përdorimit të kontraceptivëve.

Ndërkohë të gjithat klinikat private shëndetësore në Krimenë e pushtuar nga rusët kanë njoftuar se do të ndalojnë së siguruari abortet, sipas kanalit të pavarur të lajmeve, Meduza.

Konstantin Skorupsky, shefi i Ministrisë së Shëndetësisë në Krime, ishte cituar nga Meduza duke thënë se shefat e klinikave janë inkurajuar të ndalojnë së siguruari shërbimet e abortit, si mënyrë “për ta përmbushur detyrën e tyre që të përmirësojnë situatën demografike” në gadishullin e aneksuar gjatë vitit 2014.

Klinikat e tjera private në Rusi kanë limituar dispozitat e aborteve gjithashtu. Gratë janë detyruar që të shkojnë në klinika shtetërore, ku pritjet janë të gjata. Në këto klinika raportohet se stafi u bën presion pacientëve që të vazhdojnë shtatzënitë e tyre. Në disa rajone klinikat shtetërore mbajnë “ditë heshtjeje” kundër abortit, kur procedurat nuk kryhen. Për aktivistët ndalimi i abortit nuk është shumë vendim i befasishëm.

Dritarja legale e abortit në Rusi është zvogëluar ngadalë që nga vitet 1990, kur gratë mund të përfundonin shtatzënitë e tyre pa kushte deri në 12 javë ose 22 javë, për një gamë të gjerë të “arsyeve sociale”, të tilla si: shkurorëzimi, papunësia ose mungesa e të ardhurave.

Regjimi i Putinit

Lista e arsyeve për abort ka rënë gradualisht pas udhëheqjes së Putinit dhe që nga viti 2012 ka përfshirë vetëm rastet e përdhunimit.

“Këto përpjekje për të ndaluar abortin kanë ndodhur pesë vjetët e fundit, por askush nuk i kushtoi vëmendje”, thotë Zalina Marshenkulova, feministe aktiviste dhe blogere e shquar ruse. “Zëri i grave nuk dëgjohet në përgjithësi në një shtet patriarkal. Problemet e grave nuk konsiderohen probleme të rëndësishme.”

Masat e fundit kundër abortit shquhen për shkallën dhe shpejtësinë e tyre. Disa vëzhgues besojnë se fokusi i rritur papritmas është i lidhur me pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ka vendosur një qendër të re në frikën e vjetër demografike.

Popullsia e Rusisë arriti kulmin në vitin 1992, ku shkoi në 149 milionë dhe tani ka rënë në 144.4 milionë – rënie që vërehet edhe në disa vende perëndimore. Rusia vazhdon të regjistrojë rreth 1.5 lindje për grua, e cila është poshtë normës 2.1, e cila duhet për të mbajtur popullsinë.

Numri i ulët i fertilitetit në Rusi ka qenë prioriteti kyç për Kremlinin qëkur Putini erdhi në pushtet, por ndërhyrjet e mëparshme, të tilla si më shumë përfitime shtetërore për nënat, nuk kanë pasur efektin e dëshiruar.

Lufta në Ukrainë ka vendosur theks të ri në këto numra në rënie. Moska nuk ka raportuar për numrin e ushtarëve të vrarë në luftë, por besohet se mijëra ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

“[Autoritetet] dëshirojnë ta kthejnë popullsinë në skllevër të heshtur. Ata nuk dëshirojnë që ne të studiojmë dhe ta përmirësojmë veten, por të sillemi si mish i freskët për ata që janë në pushtet”, thotë Marshenkulova. “Politikanët gjentil nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në masakër, por kur vjen puna tek fëmijët e të varfërve rusë? Po, sigurisht”. “Konservatorët besojnë se kontraceptorët do të ulin numrin e lindjeve”, shton ajo.

Historia e aborteve

Aborti ka histori të gjatë në Rusi. Në vitin 1920, Sovjeti i Rusisë u bë vendi i parë në botë që legalizoi abortin. Por, 16 vite më vonë, e ndaloi përsëri, me përjashtim të arsyeve shëndetësore, për shkak të shqetësimit të rënies së lindjeve. Atëherë udhëheqës ishte Josef Stalin, i cili tha të lindësh është “jo një çështje private, por një nga rëndësitë e mëdha sociale”.

Mungesa e kontraceptiveve gjatë epokës Sovjetike nënkuptonte që aborti, qoftë i i kryer më i sigurt gjersa ishte legal ose me rrezik gjersa ishte ilegal, ishte forma primare e shtetit në parandalimim e shtatzënisë, tha Michele Rivkin-Fish, një profesor ndihmës në Universitetin e Karolinës në Departamentin e Antropologjisë.

“Qeveria Sovjetike nuk ishte kundër kontraceptiveve , por ata kurrë nuk bënë mjaftueshëm për të siguruar që ata të jenë në dispozicion. Në vitin 1900 kishte më shumë liri në planifikimin e familjes, por mori rreth një dekade që njerëzit ta kuptonin sigurinë dhe dobinë e kontracepsionit,” tha ajo.

Një pjesë e kësaj rezistence ndaj kontraceptiveve lidhej me frikën e njëjtë demografike që akoma e përndjek Rusinë edhe sot, thotë Rivkin-Fish.

“Konservatorët besojnë se kontraceptivet do të zvogëlojnë numrin e lindjeve dhe ky është shqetësim kyç. Planifikimi i familjes është kornizuar nga konservatorët si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë,” shton ajo.

Sot, shkalla e abortit në Rusi ka rënë në mënyrë drastike nga nivelet e tyre sovjetike, por mbeten pak mbi mesataren. Sipas institutit amerikan Rand, shkalla më e lartë e abortit në Rusi është më e larta në botë.

Në vitin 2020, Rusia kishte 314 aborte në 1000 lindje, në krahasim me 188 në Bashkimin Evropian, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shpërblim për nënat

Vitin e kaluar, Kremlini riprezantoi çmimin “Nëna Heroinë” të periudhës sovjetike për gratë të cilat kishin 10 fëmijë ose më shumë, duke i ofruar 16 mijë e 500 dollarë shpërblim.

Familjet në numër të këtillë ishin të rralla edhe në epokën staliniste, thotë Sasha Talaver, aktiviste feministe ruse dhe kandidate doktorate në studimet e gjinisë në Universitetin e Evropës Qendrore në Vjenë. “Sot, ajo shërben si mënyrë për të rrënjosur disa vlera në shoqëri dhe jo si një politikë sociale,” shtoi ajo.

Ndërkohë, ligjvënësit janë duke diskutuar ndalimin e aborteve në klinika private në nivel kombëtar. Kisha Ortodokse Ruse po kërkon propozime të reja për të shkurtuar afatin kohor për aborte legale nga 8 javë deri në 12 javë në rastet e përdhunimit.

Këtë muaj “Woman for Life”, linjë ndihmëse për gratë shtatzëna është pjesërisht e financuar nga shteti, u zbulua se po pengonte vazhdimisht abortet. Si pjesë e hetimit nga grupi aktivist rus “Rezistencë Feministe Kundër Luftës”, një këshilltar i tha një gruaje se aborti është “vrasje” dhe tha që fetusi ishte “foshnjë e pambrojtur”.

“Grupet ruse antiabort janë duke huazuar taktika nga partnerët e tyre perëndimorë”, thotë Talaver. “E gjithë ideja e të shfrytëzuarit abortin si një mjet politik për të krijuar panik moral është huazuar nga vendet jashtë”.

Aktivistët e të drejtës së abortit në Rusi janë duke u përgatitur për një kapitull të ri në vuajtje të vazhdueshme. Në raste të mungesave të ardhshme, grupet aktiviste përreth Rusisë janë duke grumbulluar barna për abort, thotë Talaver.

Grupet e tjera janë duke krijuar udhëzime për gratë rreth të drejtave të tyre të abortit.

“E vetmja gjë që ju mund të bëni në këtë situatë është t’i mësosh njerëzve çdo mënyrë të mundshme,” tha Marshenkulova. “Ne nuk mund të lejojmë që injoranca të sundojë.”

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika