Russia Today nis transmetimin në serbisht me mesazhin “Kosova është Serbi”

Mediumi rus, RT ka njoftuar se e njëjti ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe, një veprim i planifikuar deri në vitin 2024

Russian Today, media e kontrolluar nga Kremlini dhe e financuar nga buxheti i shtetit, i është e ndaluar transmetimi në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022





Mediumit rus, “Russian Today”, njëherit mediasë së kontrolluar nga Kremlini dhe e financuar nga buxheti i shtetit, i ishte ndaluar transmetimi në Bashkimin Evropian që nga marsi i këtij viti. Por, të martën, Russia Today (RT), njoftoi se e njëjta ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Lajmi është konfirmuar në Twitter nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, me mesazhin: “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”.

Transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024, thuhet në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së, në gjuhën ruse.

“Mesiguri, askund në botë nuk na kanë pritur aq shumë sa këtu. Unë dua t’u drejtohem serbëve të dashur në gjuhën e tyre: “Vëllezër, shikoni RT'”, tha Simonyan në një njoftim zyrtar të televizionit shtetëror rus.

A mund të gjejë media ruse shtëpi të re në Serbi?

Është cituar edhe deklarata e kryeredaktores së programit serb, Ellena Millinçiq, e cila tha se “banorët e rajonit do të kenë qasje në kanalin e RT-së në gjuhën serbe, e cila do të jap një pasqyrë më të plotë të botës moderne”.

“Të bëhesh pjesë e hapësirës mediatike të Ballkanit është një sfidë e madhe për ne. Ne jemi gati për të”, tha ajo, përcjellë RT.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars, trasnmeton REL.

Pas njoftimeve jozyrtare se Russia Today planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi, BE kishte reaguar në korrik. Ndërkaq,  asokohe Brukseli tha se pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë.

Por pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, autoritetet në Serbi refuzojnë të respektojnë sanksionet evropiane.

E lansuar më 2005 si Russia Today, është media shtetërore e Rusisë, e cila është zgjeruar në vazhdimësi. Aktualisht ka kanale në disa gjuhë përfshirë ato angleze, franceze, spanjolle dhe atë arabe.

Tash e një kohë, RT është përballur me goditje të mëdha muajve të fundit, pasi kompani të mëdha të teknologjisë kanë bllokuar kanalet e saj për shkak të sulmit të shtetit rus në Ukrainë.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika