Rutte i rikujton Vuçiqit premtimin për llogaridhënie për Banjskën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, gjatë konferencës për media

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, ka rikujtuar se ende nuk ka pasur llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, si dhe për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR gjatë trazirave të pranverës së vitit 2023.

Duke folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamenti Evropian, Rutte tha se NATO po e monitoron nga afër situatën e sigurisë në Ballkan, me vëmendje të shtuar ndaj Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës.

“Unë kam marrëdhënien time me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne e njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, sigurisht, presim që ai të japë llogari për atë që ndodhi disa vjet më parë, për dy çështje. Dhe për të dyja, ai premtoi llogaridhënie të plotë”, deklaroi Rutte.

Në qendër të diskutimit ishte edhe marrëveshja që Rutte arriti me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me Grenlandën, marrëveshje e cila çoi në tërheqjen e Trumpit nga idetë për vendosjen e ishullit nën kontroll amerikan

Shefi i NATO-s sqaroi se shqetësimet e Trumpit kishin të bënin me sigurinë në Arktik, duke theksuar se presidenti amerikan mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Aleancës. Në këtë kontekst, Rutte pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për evropianët:

“Nëse dikush mendon këtu, përsëri, se Bashkimi Evropian ose Evropa si e tërë mund të mbrohet pa SHBA-në – le të vazhdojë të ëndërrojë. Nuk mundeni. Ne nuk mundemi pa SHBA-të. Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika