Sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen?

“Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore”, thuhet në njoftim

Faqja qeveritare, Integrimi Evropian i Kosovës, ka ndarë disa informacione shtesë për ditët e qëndrimit brenda zonës Shengen për qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë për në zonën Shengen pas 1 janarit 2024.

Sipas tyre, mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen.

“Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore”, thuhet në njoftim.

Periudha e llogaritjes së 90 ditëve fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në zonën Shengen.

Më tej, aty thuhet se “nëse më datë 1 janar 2024 ju hyni për herë të parë në zonën Shengen ju keni të drejtë qëndrimi vetëm deri me 30 mars, 2024. Periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon pas 180 ditësh ose më saktë me 29 qershor 2024, kur ju përsëri mund të udhëtoni”.

“Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen , duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha e fundit gjashtë mujore. Ju mund të hyni në zonën Shengen më shumë se një herë gjatë periudhës 90 ditëshe. Por, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit tuaj si periudhën e përgjithshme të qëndrimit, e cila nuk duhet të kalojë totalin e përgjithshëm prej 90 ditësh të qëndrimit brenda periudhës 180 ditëshe”, vijon në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika