Sa parashihet dënimi maksimal për të miturit që kryejnë krime?

Avokati Asdren Hoxha ka vlerësuar se nëse rasti kualifikohet si "lëndim i rëndë trupor me pasoja fatale", dy të dyshuarit e mitur për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë nuk mund të dënohen me më shumë se 5 vjet burgim, ndërsa nëse kualifikohet si "vrasje e rëndë", dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim

Foto ilustruese

Nëse rasti i vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë kualifikohet “lëndim i rëndë trupor me pasoja fatale”, dënimi për dy të dyshuarit e mitur nuk mund të jetë mbi 5 vjet burgim. Nëse, në anën tjetër, kualifikohet si “vrasje e rëndë”, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim.

Kështu ka vlerësuar avokati Asdren Hoxha, duke theksuar gjithashtu se procedura për të miturit është e ndryshme, pasi nuk mund të hetohet apo të ngrihet aktakuzë.

“Nisur nga kodi i drejtësisë për të mitur, duhet pasur parasysh dënimi për të mitur nuk mund të jetë më i vogël se gjashtë muaj, por jo edhe më i madh se pesë vjet. Në rastet ekstreme të miturit mund t’u shqiptohet dënim mbi 5 vjet, por jo më shumë se 10 vite në asnjë mënyrë, vetëm atëherë në qoftë se i mituri kryen vepër penale për të cilën parashihet dënimi më burgim të përjetshëm apo në qoftë se i kryen dy vepra në mënyrë kumulative për të cilat dënimi parashihet mbi dhjetë vite burgim” ka deklaruar Hoxha në emisionin Rreth e Rrotull.

Sipas tij, në këtë rast kualifikimi ligjor do të jetë i vështirë “për të vërtetuar qëllimin për vrasje” dhe se afati për shqyrtimin e rastit është 24 orë, edhe aty duhet të merret vendimi për procedurën përgatitore.

Ndërkaq, psikologu Dorjan Krasniqi, duke analizuar ngjarjen, ka theksuar se mosha e të dyshuarve është e ndjeshme dhe ndryshimet emocionale dhe trupore janë të mëdha në adoleshencë.

Megjithatë, ai ka thënë se çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

“Mosha e tyre është delikate sepse ndryshimet janë të mëdha në adoleshencë, qoftë emocionale, qoftë trupore, qoftë sociale. Mirëpo, secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Ajo që pamë në këtë rast ishte brutalitet, ka qenë një sulm i cili mendoj që qoftë me paramendim apo jo, një person është i vdekur”, ka thënë ai.

Prania e dhunës te të miturit, sipas psikologut Krasniqi, ka të bëjë edhe me mungesën e edukimit të mirëfilltë.

“Ligjet e buta ndoshta edhe trajtimi i butë krahas veprës që e bëjnë, mund ta shkaktojë këtë, po ashtu keqedukimi edhe problemet që jemi duke i hasur në shkollimin e tyre, qoftë edhe në llojin e prindërimit. Reagimet janë të dobëta, bëhen reagime në rrjete sociale, por në raste të tilla duhet të ketë ashpërsim të masave”, ka shtuar Krasniqi.

Lulzim Fejzuallahu, 18-vjeçari nga Podujeva vdiq pasi dyshohet se u godit me veturë dhe më pas u rrah brutalisht më 14 janar, nga dy të mitur në rrugën “Drenica”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë fillimisht e kishte cilësuar rastin si “tentim vrasje”, por më pas e ka ricilësuar si “vrasje e rëndë”.

Dy të miturit e dyshuar janë ndaluar dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika