Sabato De Sarno emërohet drejtor i ri kreativ i Gucci

Dizajneri italian Sabato De Sarno është emëruar drejtori i ri kreativ i firmës Gucci

Drejtori i ri kreativ në firmën Gucci, Sabato De Sarno

Dizajneri italian Sabato De Sarno është emëruar drejtori i ri kreativ i firmës Gucci dhe do të zbulojë koleksionin e tij të parë gjatë Javës së Modës në Milano shtatorin e ardhshëm, kështu kanë njoftuar Gucci dhe kompania mëmë Kering.

De Sarno ka punuar më parë për Prada, Dolce & Gabbana dhe Valentino, ku së fundmi ishte drejtor i modës duke mbikëqyrur koleksionet e burrave dhe grave.

“Jam i kënaqur që Sabato do t’i bashkohet Gucci-t si drejtori i ri kreativ i shtëpisë, një nga rolet më me ndikim në përvojën e luksit,” ka thënë CEO i Gucci Marco Bizzarri, duke vënë në dukje përvojën e tij me një numër të shtëpive më të njohura të modës luksoze në Itali.

Spekulimet kanë qenë të përhapura në botën e modës se kush do të pasonte Alesssandro Michele pasi ai u largua nga roli papritur vjeshtën e kaluar, pas gati tetë vitesh në të cilat ai ripërcaktoi kodet e markës me pamje gjinore, romantike dhe eklektike.

De Sarno është një relativisht i panjohur në botën e gjerë të modës, pasi ka punuar kryesisht në prapaskenë, kështu ka shkruar media ndërkombëtare AP.

De Sarno, me origjinë nga Napoli, do t’i bashkohet Gucci-t sapo të përfundojë detyrimet aktuale dhe do të jetë përgjegjës për të gjitha koleksionet e markës: femra, meshkuj, artikuj lëkure, aksesorë dhe stil jetese.

Ndërkohë, koleksionet e Gucci, duke përfshirë koleksionin e veshjeve të grave Vjeshtë-Dimër 2023-2024 që do të shikohen muajin e ardhshëm në Milano.

De Sarno ka theksuar se ishte “i prekur dhe i emocionuar për të kontribuar në vizionin krijues për markën”, për të cilin ai tha se “ka qenë në gjendje të mirëpresë dhe vlerësojë vlerat në të cilat besoj”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika