Saga e Veriut, Gashi: Kjo situatë përshpejton një marrëveshje Kosovë-Serbi ose ndërton një vatër krize

Astrit Gashi, analist





Analisti, Astrit Gashi, ka thënë se situata e e krijuar nga bojkotimi i institucioneve në veri të Kosovës, mund të prodhojë dy gjera.

Ai tha se shpreson se kjo mos të na prodhojë asgjë në kontekstin e sigurisë, pasi gjërat mund të dalin në një kontekst tjetër të analizës.

“Dy gjera mund ti prodhojë kjo situatë, shpresoj që në kontekstin e sigurisë të mos na prodhojë diçka, mund të dalim në një kontekst të analizës”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se hapja e problemit në veri jep dy mundësi, ku e para është zgjidhja e shpejte përmes dialogut.

E me këtë ose do të përshpejtohet marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë ose do të ndërtojë një vatër krize.

“Dy gjera mund ti prodhojë kjo situatë, shpresoj që në kontekstin e sigurisë të mos na prodhojë diçka, mund të dalim në një kontekst të analizës… Hapja e problemit në këtë mënyrë jep dy mundësi… Zgjidhjes së shpejt përmes dialogut, që i bien ky veprim ose ka me përshpejtoj një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë ose do të ndërtojë një vatër krize”, ka thënë Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se nuk ka mundësi që të këtë një zgjidhje ligjore, pasi sipas ti ishte zgjidh më moti sepse nuk është problem aq i thjeshtë.

“Nuk mund me pas zgjidhje ligjore, sepse e kishim zgjidh ma herët sepse nuk është problemi aq i thjeshtë… Natyrisht që ka me kërkua një zgjidhjeje të gjerë politike, dhe nuk ka me pas mundësi me akomodua situatën e re ne terren”, ka shtuar Gashi.

Dhe kjo sipas tij është se Serbia e ka krijuar një pozicion negociues, që mos të dal fajtore po që faji të dal sipër Kosovës.

“Çfarë ka ndodhë dhe ka bo Serbia është i një pozicioni negociues, por jo që me dal fajtore ajo, por që më vendos Kosovën fajtore. Ashtu që kërkesat me krijimin e Asociacionit me qenë aq të vështira sa Kosova mos më qenë e mundur me i realizu”, ka shtuar ai.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika