Ish-deputeti i LVV-së, Salih Salihu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e voton më Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të premtimeve të pambajtura dhe zhgënjimit të qytetarëve.
Ai tha se nuk e voton më LVV-në pas dështimeve në përmbushjen e premtimeve, duke theksuar se shumë premtime, madje edhe detajet më të vogla, kanë qenë vetëm për të siguruar vota.
“Qysh na kanë premtuar nuk po realizohet, unë shohë studentë, koleg profesor që janë të zhgënjyer që e kanë votuar LVV-. Unë kam dalë nga LVV dhe e kam votuar VV-në, kam menduar të ia dha shansin vendit tim, por më nuk e votojë, sepse ato që i kanë thënë duhet me iu qëndru, nuk mundemi ne qytetarëve me iu thënë diçka tjetër dhe tash kur vjen koha me ardh në pushtet me i harru qytetarët”, ka theksuar ai.
Salihu shtoi se qeverisja thuajse e 6 viteve dhe miratimi i buxheteve nuk solli rezultatet e pritura, veçanërisht në mbështetje të prodhimit vendor, duke e cilësuar situatën si absurde.
“E pësuan një zhgënjim shumë të madh dhe të gjitha premtimet që i kanë bërë, me shumë detaje madje edhe me centa duke folur për produkte, Është parë që ka qenë vetëm premtime të marrin votën… Edhe nga gjithë ajo që është premtuar mund të themi se 6 vite qeverisje 6 buxhete janë miratuar edhe në fund mos me pasë se çfarë me tregu është absurd. Unë kam pritur që së paku prodhimin vendor sepse kemi pasur moto duaje tonën, ne vazhdojmë me drithë veçanërisht prej Serbisë”, ka deklaruar ai.