Salihu: Urgjentisht të rithemelohet Instituti për krimet e luftës

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të rithemelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të rithemelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, për shkak se krimet që janë kryer në vendin tonë janë krimet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore. Në emisionin “RTK Prime”, Salihu e konsideron vendim të gabuar shuarjen e këtij instituti.

Një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës ishte mbyllur në vitin 2018. Ky institut ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe të pronave të shqiptarëve.

“Për 10 vite pune periudha 2008-2018 janë bërë dhjetë hulumtime rreth vrasjeve, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, shkatërrimin e arkivave, ku duhej të punohej së paku edhe për dhjetë vite tjera që të rrumbullakohej. Por, që nga 2018 më nuk janë lejuar as mjete modeste që të hulumtohej tutje për vrasjet, shkatërrimet, torturat etj”, tregon Salihu.

Sipas tij, kjo ka qenë mospërkrahje madje edhe injorim i një instituti jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai tha se është dashtë të dyfishohet numri i personelit që do të punonte në hulumtimin, dokumentimin dhe botimin e të dhënave për krimet e luftës.

“Për të qenë ironia më e madhe në korrik të vitit 2018 në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë u bë një lloj reforme dhe instituti për hulumtimin e krimeve të luftës u shndërrua në departament për drejtësinë tranzicionale”, deklaroi profesori i së Drejtës Penale.

Salihu përmendi shumë hulumtime të cilat edhe janë botuar, duke e theksuar se gjatë hulumtimeve kanë hasur në raste që femrat kosovare (gra, vajza) kanë ndërprerë shtatzënitë e tyre si rezultat i dhunimeve në luftë, që, sipas tij, këtë e ka vërtetuar drejtori i spitalit të Kukësit.

“Viktimat e luftës nuk mund të flasin, por ne që jemi gjallë e kemi obligim të flasim për ta”, ka thënë ai.

Ismet Salihu ka qenë udhëheqës i Institutit për Krimet e Serbisë në Kosovë. Ai rithekson edhe një herë që ky institut duhet të rithemelohet patjetër.

Salihu tha se në nivel kombëtar ende nuk kemi të saktë numrin e krimeve, të të vrarëve, të plagosurve, të dhunuarve, shkatërrimet materiale etj.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Kosova përkujtoi njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës, atë të Reçakut, ku forcat serbe vranë dhjetëra shqiptarë civilë të pafajshëm. Për shumicën e masakrave në Kosovë, kriminelët nuk e kanë marrë dënimin e merituar. /RTK

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika