Samiti BE-Ballkani perëndimor nuk prodhoi “asgjë” për Kosovën

Kushtëzimi i çfarëdo qëndrimi të Bashkimit Evropian për Kosovën me arsyetimin se duhet përkrahje nga 27 shtetet anëtare, e ka karakterizuar edhe samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Kjo qasje dhe mungesa e gjuhës së ashpër ndaj Serbisë si e akuzuar për dy sulme terroriste në Kosovë kanë rënë në radarin e Presidentes, por për analistët politikë nuk janë risi e qëndrime që nuk priten.

Gjuhën e ashpër kritikuese ndaj 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, presidentja Vjosa Osmani nuk e ka zbutur as një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Fjalimin si përfaqësuese e Kosovës, Osmani, e ka ndarë në katër pika, në mesin e të cilave liderëve rajonal dhe atyre të BE-së, thotë se iu ka bërë thirrje që Serbisë t’i kërkohet llogari për aktet e agresionit ndaj Kosovës.

“Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se:

* E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm;

* Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane;

* Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe;

* Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”.

Në anën tjetër nga Bashkimi Evropian vazhdon avazi i vjetër karshi kërkesave.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, thotë se janë të gatshëm për të përgatitur opinionin për statusin kandidat për Kosovën dhe të heqin edhe masat ndëshkuese, por arsyetohet se për këtë duhet unanimitet në Këshill.

Ky qëndrim sipas vëzhguesve të zhvillimeve brenda BE-së dhe procesit të dialogut, nuk është risi, por është problem që duhet të zgjidhet edhe brenda vetë bllokut europian.

“Faji i Kosovës është që nuk ka politikë shtetërore nacionale për çështjen e integrimit në BE. Pra nuk guxojmë të lëvizmin nga pika a në pikën zh dyke e ndryshuar politikën e jashtme, kjo është shumë e gabuar, pra duhet të krijohet një konsensus nacional që Kosova dueht ta ketë në dialog me BE-në për njohje, sepse vetëm njohja në njëfar mënyre ia siguron Kosovës një rrugë legale dhe politike në integrimin në familjen euro-atlantike”, ka thënë profesori Dritëro Arifi.

Në deklaratën e përbashkët pas samitit, askund nuk përmendet sulmi terrorist në kanalin Ibër Lepenc e as në Banjskë, por domosdoshmëria e integrimit të Ballkanit, përkrahja dhe mbrojtja nga ndikimi që ka agresioni rus në Ukrainë dhe pritjet që shtete t’i kryejnë reformat dhe obligimet drejt rrugës së integrimit të plotë në familjen europiane.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika