Sanduloviq për ndalimin e dinarit: Nuk do të pasurohen më Radojçiq, Veselinoviq e kriminelë të tjerë

"A është e vërtetë se shuma vjetore e dinarit kapte vlerën e 800.000.000 € dhe me të cilën nuk do të pasurohen më Milan Radojiçiq, Zvonko Veselinoviq, Goran Rakiq dhe kriminelë të tjerë nga Lista Serbe?"

Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, ku parashihet edhe ndalimi i përdorimit të dinarit serb në vend, e ka komentuar edhe politikani serb, Nikolla Sanduloviq.

Sandulloviq ka thënë se me këtë vendim nuk do të pasurohen më terroristi Milan Radojçiq, krimineli tjetër, Zvonko Veselinoviq dhe zyrtarë të Listës Serbe.

“A është e vërtetë se problemi tani ishin dinarët që i dërgoheshin Kosovës nga buxheti i Serbisë, pa asnjë kontroll të institucioneve të Kosovës dhe në letër? A është e vërtetë se shuma vjetore e dinarit kapte vlerën e 800.000.000 € dhe me të cilën nuk do të pasurohen më Milan Radojiçiq, Zvonko Veselinoviq, Goran Rakiq dhe kriminelë të tjerë nga Lista Serbe? A është shuma e saktë dhe a shkuan paratë tërësisht për të ndihmuar komunitetin serb?

Kush nga Lista Serbe dhe përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë e ka disponuar këtë shumë dinar dhe si e ka tregtuar? Kujt dhe sa?”, ka shkruar Sanduloviq në Facekook.

Kosova është kritikuar për këtë vendim të BQK-së dhe i është kërkuar shtyrja e zbatimit të saj.

Kështu, BQK-ja njoftoi të hënën se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika