Sanduloviq thirrje urgjente ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj Vuçiqit – diktatorit të çmendur, mbrojeni vajzën time

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të ndërmarrë masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ta mbrojnë vajzën e tij, Klara Sanduloviq dhe avokatin e tij

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të ndërmarrë masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo për shkak që ta mbrojnë vajzën e tij, Klara Sanduloviq dhe avokatin e tij.

Ky reagim i Sanduloviqit vjen të dielën e katër shkurtit, teksa në Twitter, Sanduloviq e quan “diktator të çmendur” presidentin serb.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të marrë masa për të mbrojtur vajzën time Klara dhe avokatin tim Michael nga diktatori i çmendur Vuçiq!”, shkroi Sanduloviq.

 

Ndryshe, Klara Sanduloviq, pas vizitës që bëri gjatë ditës së shtunë në memorialin “Adem Jashari”, në Prekaz është ndaluar në pikën kufitare në Merdare nga Policia serbe.

Por, pas katër orësh në pyetje nga BIA, Klara Sanduloviq, e bija e politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, është lejuar të hyjë në territorin e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Nikolla Sanduloviq përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta ndalin “këtë regjim diktatorial” që sipas tij po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, shkroi Sanduloviq.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika