Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e Kosovës

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Sarrazin është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai është shprehur se dënojnë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj”, ka shkruar Sarrazin.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor ka konsideruar të nevojshme përmbajtjen e të gjitha palëve, përkushtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatimin e “menjëhershëm” të marrëveshjeve të arritura.

“Përmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga BE dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për @MiroslavLajcak në përpjekjet e tij”, ka shkruar emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me 19 botime të reja, gati për panairin “Prishtina...

Shtëpia botuese “Dukagjini” është gati për Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë. Fiks 19 botime të reja përbëjnë ofertën e kësaj shtëpie botuese...

Sunny Hill festival bëhet gati për hapësirën e re, edicioni...

Festivali Sunny Hill ka sjellë mijëra fansa të muzikës nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë. Festivali më i madh në vendin tonë...

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Të fundit nga rubrika