Schallenberg takohet me ministren Gërvalla

Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.

Takimi mes Gervalles dhe Schallenberg po mbahet me dyer të mbyllura, derisa pas takimit do të ketë konferencë për media.

Pos këtyre takimeve, Schallenberg do të takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kryediplomati austriak më pas do të takohet edhe me kontingjentit austriak të KFOR-it.

Vizita e Schalenberg në Kosovë vjen pas asaj në Serbi.

Në takim me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviç, ai i ka shprehur këtij të fundit nevojën për progres në dialogun Kosovë-Serbi si gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal.

“Nëse flasim për siguri, normalizimi gradual i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është tejet i rëndësishëm. Jam i kënaqur që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se do të provonte të bënte progres [në dialog]”, ka thënë Schallenberg.

Schallenberg në nëntor të vitit të kaluar ishte takuar me kryeministrin Kurti, me të cilin kishin biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika