Scholz bën thirrje për solidaritet me hebrenjtë, në nisje të festës së tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa e ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz duke mbajtur në duar shandanin, bashkë me rabinin Yehuda Teichtal në Berlin. Foto: Reuters

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa e ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

“Kjo është në veçanti me rëndësi për ne”, ka thënë Scholz në Berlin.

“Kjo është mënyra se si secili mund ta përforcojë shprehjen ‘Kurrë më’”.

Scholz e ka ndezur qiriun e parë në një shandan të gjatë me nëntë shtylla, të njohur si hannukiah, në Portën e Brandenburgut.

Ai ka thënë se ka qenë e përshtatshme që ky shandan të qëndrojë në zemrën e kryeqytetit gjerman – “si simbol i shpresës dhe besimit, dhe si simbol i lidhjeve të pandashme me hebrenjtë e shtetit tonë”.

Scholz ka folur edhe për sulmet e grupit palestinez Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor, dhe incidentet antisemitike në Gjermani.

Hamasi, grup palestinez, që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk e pranojmë faktin që shtetasit tanë hebrenj duhet të frikësohen për të treguar hapur fenë e tyre, kulturën, përditshmërinë, kur dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre bazike për të qenë të dukshëm, të drejtë që e kanë të gjithë në shoqërinë tonë, pa dallim”, ka thënë Scholz.

Organizatori i ngjarjes, rabini Yehuda Teichtal, e ka falëndëruar Gjermaninë dhe Scholzin, duke e cilësuar vendin si fener të demokracisë.

Mesazhi i Hanukkah është “drita mbi errësirën, demokracia mbi tiraninë”, ka thënë Teichtal.

Ai ka bërë thirrje për “më shumë drita, më shumë lumturi, më shumë vetëdijësim për hebrenjtë”.

Qindra incidente antisemitike janë regjistruar në Gjermani ditëve të fundit, shkruan REL.

Hanukkah përkujton ridedikimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas një revolte kundër grekëve në vitin 164 para erës sonë dhe “mrekullinë e dritës” së një qiriu që digjet për tetë ditë.

Festivali zgjat tetë ditë, këtë vit deri më 15 dhjetor.

Çdo ditë ndizet nga një qiri në shandan.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika