Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë të mbajtur në Berlin ka bërë thirrje për zgjerimine BE-së sepse sipas tij, do të bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz





Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje të shtunën e 15 tetorit për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Në fjalimin e tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin është shprehur se zgjerimi i BE-së do të bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale.

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian është diskutuar më shumë prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të verës.

“Një BE me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë,” tha Scholz në në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë.

Kancelari gjerman ka theksuar se reformat në Bashkimin Evropian do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit dhe do të mundësonin një autonomi ushtarake të bllokut prej 27 vendesh.

Në këtë kongres Scholz ka diskutuar dhe për nevojën e heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore, raporton Zëri i Amerikës.

“Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit”, ka deklaruar  Scholz.

Mes tjerash, Scholz  bërë thirrje për koordinim sa i përket furnizimit me armë dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.

“Në Evropë, ne kemi nevojë për ndërveprim më të mire të përpjekjeve tona të mbrojtjes,” shtoi ai. Kancelari gjerman ka thënë se në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika