Scholz: Ekziston propozimi franko-gjerman, të përshpejtohet procesi

Samiti i Berlinit i ka bërë bashkë sot në kryeqytetin gjerman, gjashtë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë janë dakorduar që t’i nënshkruajnë 3 marrëveshje, atë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Në fjalën e tij, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kërkoi që procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të përshpejtohet

Kancerali gjerman, Olaf Scholz në konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Samitin e Berlinit 03/11/2022, Berlin

Nikoqir i takimit të Samitit të Berlinit këtë të enjte ishte Kancelari federal i Gjermanisë, Olaf Scholz.

E i njëjti po i konsideron hapa historik dakordimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për të nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes vjen edhe një foto e përbashkët ku dy kryeministrat shqiptarë shihen krahë për krahë.

Por, siç ndodhë rëndom në takime të kësaj peshe, Serbia zgjodhi të përfaqësohet me kryeministren Ana Bërnabiq e jo Presidentin Aleksandër Vuçiq.

Ani pse brenda u pritën udhëheqësit e të 6 shteteve, në konferencë me Scholzin dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen doli vetëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sikurse brenda, edhe në konferencë kancelari gjerman foli në veçanti për raportet Kosovë-Serbi, duke pohuar se ekziston një propozim i Gjermanisë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Padyshim që duhet të ndodhë një lloj pajtimi mes Kosovës e Serbisë. E vërtetë, kemi propozuar diçka por duhet durim dhe shpresojmë se do të shohim së shpejti rezultati për këtë çështje. Sa i takon Serbisë dhe Kosovës edhe për ta vlen e njëjta gjë, duhet arritur një marrëveshje. Ne dhe qeveria franceze, Komisioni Evropian po bëjmë të pamundurën që ta realizojmë një gjë të tillë. Jemi përfshirë në mënyrë shumë aktive në bisedime me të dyja palët. Shpresojmë që shumë shpejt, do të vijmë në një proces ku të dyja qeveritë do të ecin përpara dhe ku të arrihet një mirëkuptim”, ka thënë Olaf Scholz, kancelari gjerman.

Se propozimi franko-gjerman tashmë është zyrtarisht pjesë e dialogut e ka konfirmuar edhe presidentja e Komisionit Evropian.

“E kemi integruar propozimin franko-gjerman në dialog, pra është shumë e domosdoshme. Bëjmë thirrje për të dyja palët që të ecin më tutje sepse kjo është një urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet. Është në të mirë edhe të procesit të përshpejtuar të integrimit. Procesi është i bazuar në meritë. Është me rëndësi kritike që të ecet tutje me procesin e Ballkanit Perëndimor dhe këtu kemi qëndrim të përbashkët. Ne duam që miqtë tanë të jenë brenda BE-së”, ka deklaruar Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Përveç që përkrahu propozimin franko-gjerman, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas Samitit të Berlinit ka kërkuar që të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga BE.

Ai tha se “derisa po bëhet një hap për të nënshkruar për lëvizje me letërnjoftime në  vendet e rajonit, kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm drejt shteteve të BE-së.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika