Seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc mbahet më 24 dhjetor

KFOR-i patrullon afër kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, ku ndodhi shpërthimi më 29 nëntor.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, J.V., D.V., dhe I.D., për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor 2024.

Gjykata në Prishtinë ka caktuar që seanca fillestare për këtë çështje të mbahet më 24 dhjetor 2025, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen për “rrezikimin e rendit kushtetues me shkatërrimin ose dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “kryerje të veprës terroriste”, “armëmbajtje pa leje” dhe “spiunazh”.

Aktakuza thotë se J.V. dhe D.V., së bashku me persona ende të panjohur, “pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv [rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene ‘TNT’] në brendësi të kanalit”.

Detaje tjera nga aktakuza: “Një sulm tjetër ishte planifikuar në tetor 2024”

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në Ibër Lepenc janë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur me Vuçiqin e Radoiçiqin

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika