Seanca konstituive mbahet nesër, Jashari thotë se “logjika bllokuese do të vazhdojë”

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka paralajmëruar se Kuvendi i Kosovës rrezikon të përballet përsëri me bllokim të procesit të konstituimit, duke u nisur nga zhvillimet e deritanishme dhe reagimet politike nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

VV reagon pas aktgjykimit të Kushtetueses: Vendimi është arbitrar dhe cënon demokracinë

Në një paraqitje në FIVE të Dukagjinit, Jashari ka thënë se logjika (bllokuese) që ka përcjellë procesin deri tani do të vazhdojë, të paktën deri në fund të afatit 30-ditor që Kushtetuesja ka përcaktuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës thërret vazhdimin e seancës konstituive pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

“Logjika që na ka përcjell gjithë këtë kohë do të vazhdojë. Të paktën deri në fundin e afatit 30-ditor”, ka thënë Jashari.

Ai gjithashtu kritikoi reagimin e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili e quajti aktgjykimin e fundit të Kushtetueses si një vendim që “duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së”.

“Sot e pash që ministria Muratit del thotë që është një aktgjykim sikur i shkruar në zyret e PDK-së. Është fatkeqësi që një zyrtar me pozitë dhe peshë këtë mandat qeveris që kaloi, me bë kësi statusi publik.

Çfarë sinjali po dërgon për GJK, çka po don me përgatitë qytetarin, kur nuk pranohet ky aktgjykim tash me cenu atë pavarësi të gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj. Përderisa vendimet po i pëlqejnë, menzi s’po presin me u thirr në to”, ka shtuar Jashari.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika