Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe bën vizitën e dytë në Lindjen e Mesme

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron është duke vizituar Egjiptin dhe Jordaninë për herë të dytë këtë javë

Pamje nga takimi. Foto: Reuters

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është duke vizituar Egjiptin dhe Jordaninë këtë javë, për të nxitur një “armëpushim të qëndrueshëm”, pauza të mëtejshme humanitare dhe lirimin e pengjeve.

Zyra e Jashtme ka hënë se në vizitën e tij të dytë në rajon, David Cameron do t’i përparojë përpjekjet për të rritur ndihmën për Gazën dhe “t’i japë fund sulmeve me raketa dhe kërcënimeve të Hamasit kundër Izraelit”, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Përpara vizitës, Cameron është shprehur se “Askush nuk dëshiron që ky konflikt të vazhdojë për një moment më të gjatë sesa duhet”.

“Por, që një armëpushim të funksionojë, ai duhet të jetë i qëndrueshëm”, ka thënë sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika