Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, thotë se Serbia s’po i ofron siguri fizike

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka paralajmëruar se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndërprerë sigurimin fizik të tij si diplomat

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka paralajmëruar se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndërprerë sigurimin fizik të tij si diplomat.

Haxholli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se nuk po mbrohet më as me Marrëveshjen e Brukselit si instrument ndërkombëtar.

“Dëshiroj të ndaj publikisht se në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndërprerë sigurimin fizik 24/7 për mua si zyrtar/diplomat dhe gjithashtu nuk ofron siguri mobile, pavarësisht ankesave dhe kërkesave, kjo praktikë vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodhë gjatë shërbimit tim në Serbi – ndër të tjera – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!”. ai shkroi.

Haxholli e ka cilësuar këtë veprim si precedent të rrezikshëm.

“Natyrisht që këtij shteti nuk i përshtatet asnjë prezence diplomatike të Republikës së Kosovës në Beograd dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashikohet në marrëveshjen e njohjes de facto”, ka thënë ai duke shtuar se Kosova nuk duhet të pranojë. “Kamuflimin i veprimeve ndaj zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rreziku dhe ekspozimi fizik e juridik”.

Nuk është hera e parë që Haxholli ka alarmuar për mungesën e sigurisë në Serbi. Në fund të shtatorit, ky diplomat e cilësoi shtetin serb si më të pasigurtin dhe më të rrezikshmin për kosovarët, pas lajmit se një 19-vjeçar nga Kosova humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë në pikën kufitare Serbi-Kroaci.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika