Sekuestrohen gati 300 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit

Një shumë e madhe parash është sekuestruar nga Dogana e Kosovës pas një operacioni të rregullt kontrolli në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.

Autoritetet doganore kanë ndaluar për verifikim të detajuar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur.

Gjatë kontrollit në vijë të dytë, zyrtarët doganorë zbuluan një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës.

“Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës.

Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar dhe parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë dhe interesave të vendit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika