Sekuestrohet kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro, arrestohen 2 persona në Prizren

Në një operacion të Policisë në Prizren, është sekuestruar kokainë në vlerë prej rreth 7 mijë euro dhe janë arrestuar dy persona në lidhje me këtë rast

Ilustrim

Në një operacion të ndërmarrë nga njësia e antidrogës në Prizren të mërkurën, Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike kokainë me një vlerë prej rreth 7 mijë euro.

Operacioni është realizuar në përputhje me urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ka përfshirë kontrolle në shtëpitë e disa personave të dyshuar.

Gjatë operacionit, hetuesit e antidrogës kanë ndalur të dyshuarin me iniciale A.E., i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren.

Tek ai është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike kokainë me sasi 2,55 gramë dhe i është sekuestruar edhe automjeti i tij.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tre lokacione të ndryshme, rezultuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancës narkotike Kokainë, të peshës së përgjithshme 79.69 gramë.

Foto Policia e Kosovës

“Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetentë të antidrogës gjatë punës në teren, kanë arritur që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 2,55 gramë, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”, thuhet në njoftim të Policisë.

Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar holla në vlerë prej 1 mijë e 140 Euro dhe 40 franga zvicerane, një DVR @LHUA, një shtëpizë kompjuteri Dell, një peshore digjitale, dy telefona mobilë dhe një automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore.

Dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë nën vendim. Ndërsa, hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika