Sela: Pa ndryshime kushtetuese të mos ketë krijim qeverie

Fillimisht ndryshime Kushtetuese pastaj krijimi i Qeverisë, thotë Ziadin Sela - kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Pa ndryshime Kushtetuese të mos ketë krijim qeverie. Fillimisht, ndryshime Kushtetuese, pastaj krijimi i Qeverisë”.

Kështu është shprehur Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ndryshe, Sela ka thënë se kur kishte dhënë dorëheqje, Aleancën për Shqiptarët e kishte lënë si partinë e dytë më të madhe në bllokun politik shqiptar.

Ai thotë se nuk do të rrinte duarkryq në situata të tilla, teksa shton se do ta shpëtonte aleancën për Shqiptarët.

“Të gjithë këta kanë pas të bëjnë me vendimin që ne e sollëm si Aleancë për Shqiptarët. Unë e kam lënë Aleancën për Shqiptarët si parti të dytë më të madhe në vend te blloku politik shqiptar kur kam dhënë dorëheqje, me 8 deputetë, me komuna me mbi 60 asamblistë, këshilltarë komunalë dhe sot fatkeqësisht e shihja aleancën te po shndërrohej në një gjë të vogël dhe nën mëshirën e kundërshtarëve politikë, të cilët për nga numrat dhe përkrahja janë më të vegjël se Aleanca për Shqiptarët dhe goditjet brenda aleancës kishin për qëllim që ta zhdukin këtë forcë politike. Në qoftë se mendoni se do të rrija duarkryq në këto situata, natyrisht që nuk do të rrija duarkryq, do ta shpëtoj Aleancën për Shqiptarët”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika