“Selim Brosha mund ta di”, Musmurati tregon se çka i tha policisë zvicerane Jakup Baftiu për vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës

Basri Musmurati, ish i burgosur politik, ka zbuluar se gjatë një kërkese për azil në Zvicër në vitet 2002-2003, Bafti Jakupi, një pjesëtar i UDB-së, u pyet nga Policia zvicerane për vrasjet e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Ish i burgosuri politik, Basri Musmurati, ka treguar se Policia zvicerane kishte pyetur Bafti Jakupin, një pjesëtar i UDB-së, për njohuritë e tij rreth vrasjeve të këtyre veprimtarëve shqiptarë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zekës, kur Jakupi kishte kërkuar azil në Zvicër në vitet 2002-2003.

Jakupi kishte deklaruar se Selim Brosha, shefi i UDB-së për Kosovën, mund të kishte informacion mbi këto vrasje.

“Një nip i im i ka kryer studimet atje, ka qenë përkthyes në policinë zvicerane. Nuk e ka ditur që Baftiu ka pasur punë me mua, nuk i kam pas treguar. Dhe po më tregon kështu ka qenë filan fisteku në vitin 2003 ose 2004. Kur ia ka bërë dokumente për azil… dhe në mesin e tjerave e pyetën tha; po mirë a na tregon kush i ka vra vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Gjermani. Baftiu tha u përgjigj; Nuk e di. Polici zviceran po i thotë; nuk është e mundur që nuk e di ti, sepse ke punuar ne federatë, në sigurim. Kush e din prej shqiptarëve po e pyet polici. Nëse e din dikush duhet ta di vetëm Selim Brosha. Pastaj ky ka jetuar në Zvicrës, kam dëgjuar një kohë që është çmendur, a është gjallë më apo jo nuk e di”, ka treguar Musmurati në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika