Selmanaj për rastin Dehari: Fshehja nuk kalon, duam transparencë dhe hetim të pavarur

Deputeti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi. Sipas Selmanajt, duhet në mënyrë urgjente të hetohen pretendimet e Abazit.

“Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi assesi. Populli i Kosovës duhet ta dijë të vërtetën!”.

“Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën! Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme”, ka shkruar në Facebook Selmanaj.

Më tej, ai ka kërkuar që incizimet e pretenduar nga deputeti i LVV-së, Haki Abazi, të publikohen.

“Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp”, ka përfunduar deputeti nga LDK-ja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika