Selmani: Nëse VLEN ka garanci se hyn në qeveri, do t’i shtojë më shumë votat

Naser Selmani, analist nga Maqedonia e Veriut ka komentuar ngjarjet aktuale lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në RMV.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini, analisti Selmani ka deklaruar se në bazë të rundit të parë të zgjedhjeve, koalicioni mes VMRO-së dhe Vlenit është akt i kryer.

“Në bazë të deklaratave nga raundi i pare të zgjedhjeve presidenciale, si duket koalicioni  VMRO –Vlen është akt I kryer”, theksoi ai.

Selmani është shprehur se ka pasur kogë që të diskutohet kjo çështje pas zgjedhjeve parlamentare, por që sipas tij, nëse VLEN-i ka garancion të parazgjedhjeve se do të jetë pjesë e qeverisë, ajo do t’i shtojë 83 mijë vota dhe mandate në raport me BDI-në.

“Kam pritur që ky diskutim të bëhet pas të kryhen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me 8 maj dhe të qelën letrat. Koalicioni është I marrur vesh dhe sipas përllogaritjeve të tyre, publikimi I këtyre marrëveshjeve pas 8 majit për qeverisje, iu dalin positive matematikat. Nëse VLEN ka garanci para zgjedhjeve se do të jetë pjesë e qeverisë. Dhe këto 83 mijë vota që I ka marrë VLEN do ti shtojë dhe mandate që do ti fitoj me 8 maj në raport me BDI-në do të jenë përafërsisht aty afër. Mandati I forte I VMRO-së  I jep duar të lira me vepru në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Sipas Selmanit VMRO-ja është duke e dëshmuar se do ta dërgojë BDI-në në opozitë dhe se këta munden me i bind edhe maqedonët për të dalur në votime.

‘VMRO-ja duke insistuar dhe duke dëshmuar se BDI-në do ta dërgojë në opozitë. Kjo jo vetëm që do e dobësojë, por do ta forcojë atë. Premtimi tek maqedonët mundet  do t’I motivojë për të dalur në votime  nëse bën koalicion me VLEN. Ka një aversion tek votuesi I VMRO-së ndaj mënyrës se si BDI-ja ka arritur në qeveri”, theksoi ai.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika