Sëmundjet e gjirit te gratë, faktorët e rrezikut dhe trajtimin e tyre sipas Demaçit, kirurg torakal

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç

Shqiptar Demaçi, kirurg torakal, ka sqaruar sëmundjet më të shpeshta të gjirit te gratë, faktorët e rritjes, si dhe trajtimin e tyre.

Demaçi ka theksuar se “sëmundjet e gjirit janë relativisht të shpeshta te gratë, 86 % e tyre janë beninje – (displazia, fibroadenomat, adenozat, mastitet acute e kronike). Dhe 14 % apo 1 në 8 gra përshihen gjatë jetës nga sëmundja malinje, siç është kanceri i gjirit”.

“Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur prej sëmundjeve kanceroze te gratë dhe shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-50 vjeç” ka thënë mjeku shqiptar Demaçi në një intervistë për gazetën Shneta.

Me këtë rast, kirurgi torakal Demaçi ka theksuar se kjo sëmundje prek edhe meshkujt, dhe si raste janë më të rrezikshme, sepse tumori kanceroz e prek shpejt muskulin e gjoksit dhe damarët limfatikë dhe metastazon më herët se te gratë.

“Faktorët shkaktues e predispozues për kancerin e gjirit janë: gjinia femërore (estrogjenet), mosha (proceset degjenerative moshore), ekspozimi ndaj rrezatimit të ulët medicinal (radiografitë; CT e evitueshme; scintigrafitë) që në kombinim me një dietë të dobët ushqimore e pimje të duhanit japin një përqindje të lartë të paraqitjes (>50 %) të saj; faktorët gjenetikë( Gjenet BRCA1 dhe BRCA2) ku kapin diku 10- 15 %; nullipariteti; duhani, alkooli; faktorët që e zbresin imunitetin gjeneral: pushimi i pamjaftueshëm, jeta jo e rregullt, mbipuna, puna natën, gjumi i pamjaftueshëm si edhe ata psikologjikë (zemërimi kronik i ndrydhur) e shumë të tjerë”, ka thënë Demaçi gjatë intervistës.

Ilustrim

Shenjat apo simptomat kryesore të kancerit të gjirit janë: Gandrra ose kokrra (masa) që preket – tumori, që nuk dhemb zakonisht, është shenja më e shpeshtë te kanceri i gjirit, nga maja e gjirit (thithit) rrjedh sekret me ngjyrë të kuqe si gjaku, futja e majës – thithit, tërheqja e vet lëkurës së gjirit – gropëzimi ose rrudhosja e lëkurës, etj.

Për zbulimin e kancerit të gjirit me kohë ekzistojnë disa metoda si; mamogramet, ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve dhe vetekzaminimi mujor i gjinjve.

Sa i përket trajtimit të kancerit të gjirit në Klinikën torakale në QKUK, Demaçi ka potencuar se “metodat trajtueset fillojnë nga biopsia ekscizionale ose lumpectomy, mastektomia segmentale (kuadranti) apo parciale e deri te mastekomia (heqja e gjirit ) e thjeshtë apo radikale e modifikuar”.

Përpos operimeve dhe rrugëve të tjera, në Kirurgjinë torakale bëhen edhe operacione estetike si “zvogëlim gjiri apo futje  implanti silikonik – zëvendësim i gjirit të hequr nga kancer”.

Ilustrim

Këshillat e tij për fund janë një “jetë e rregullt, shqimi i balansuar, proteina të mjaftueshme, perime, ujë, sa më pak sheqerna e brumëra, mospimja e duhanit e alkoolit, vetëkontroll të gjinjve (por, që nuk e zëvendësojnë mjekun), vizita të rregullta klinike te mjeku kompetent (mjeku i përgjithshem i trajnuar ose te kirurgu torakal dhe vizitat e rregullta për ultratingull e mamografi”, ka thënë mjeku Demaçi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika