Senati i UP-së formon komisionin profesional për aplikimet për rektor

Është votuar për formimin e komisionit profesional prej pesë anëtarëve për shqyrtimin e aplikimeve të listës për rektor, konkurs, në të cilin kishin aplikuar gjashtë burra dhe asnjë grua. Ky komision do të shqyrtojë aplikimet për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës

(Autor i fotos: Kallxo.com)





Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, krahas votave të senatit të UP-së, pesë antarët e zgjedhur janë Isak Shabani, Qerkin Berisha, Liridon Veliu, Musaj Paçarizi, Çlirim Hoti.

Është votuar për formimin e komisionit profesional prej pesë anëtarësh, për shqyrtimin e aplikimeve të listës për rektor, konkurs, në të cilin, kishin aplikuar gjashtë burra dhe asnjë grua.

“Konstatojmë që sot në senat është emëruar komisoni profesional. Kjo është përbërja e komsionit profesional, të cilët e kanë detyrën t’i shikojnë aplikimet”, ka deklaruar Ushtruesja e detyrës së Rektores, Luljeta Plakolli-Kasumi.

Nga ana tjetër, është propozuar që CV-të e kanidatëve për rektor të publikohen në ueb-faqen e universitetit. Një propozim i tillë që erdhi nga Avni Puka, dekan në Fakultetin Juridik, u kundërshtua nga Isak Shabani, dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

“Nëse konkursi thotë që CV-të të publikohen, nuk e di a ka diku në botë që bëhen publike CV-të. Nëse konkursi e thotë ne shkojmë në atë mënyrë”, ka deklaruar ai.

KALLXO.com mëson se kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për rektor janë lir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova, Qerim Qerimi.

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e tij. Kjo është bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën, ishin të përjashtuara mediat.

Ndryshe, të enjten e 20 tetorit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për sot (të premten), në të cilën, ishte i ftuar Sahiti që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite, të cilat kanë të bëjnë siç janë cilësuar dështime në menaxhim e mosadresim të problemeve, si shembull rënia e numrit të vazhdueshëm të numrit të studentëve.

Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika